Një burrë që ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër nuk mendon se familja e tij është e plotësuar. Ziona Çana, një patriark i krishterë nga India, thotë se është gati të martohet sërish.

Duke qenë një familje aq e madhe, ata janë të preferuarit e politikanëve të zonës, për shumë vota.

Ziona jeton me gratë, fëmijët dhe nipërit, në shtetin Mizoram të Indisë, në zonën verilindore të vendit. Familja e tij quhet më e madhja në botë, dhe është në fakt një sekt patriarkal i krishterë.

Të gjithë jetojnë në një ndërtesë që ka katër kate dhe 100 dhoma, të ndara në kategori të ndryshme.

Aj.P

FOTO GALERI
2/41
Ziona jeton me gratë, fëmijët dhe nipërit, në shtetin Mizoram të Indisë, në zonën verilindore të vendit.

Top Channel