Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një makinë është përplasur me një kamion brenda në tunelin e autostradës Tiranë- Elbasan dhe si pasoje makina e vogël e cila ishte me gas ka shpërthyer ku drejtuesi është djegur brenda.

Viktima është Elton Maçolli, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. 37 vjeçari ishte Specialist Helikopteresh në Bazën Ajrore të Farkës.

Ja dhe njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme brenda tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë, shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, me drejtim lëvizje Tiranë- Elbasan, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel