Gjatë raportimit në Kuvend, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi foli për emërimet ne SPAK. Sipas tij janë 8 prokurorë gati për emërim, por kjo po vonon sepse sipas Ibrahimit duhen 15 dhe ata do ishin shumë të mbingarkuar.

Ibrahimi është përgjigjur pyetjes se Spartak Braho i cili kërkoi që SPAK të ngrihet edhe me gjysmën e prokurorëve. Gent Ibrahimi tha se ‘kemi 8 prokurorë që mund ti emërojmë të cilët kanë kaluar vettingun nga 15 kandidatë.

Dhe në momentin që i emërojmë SPAK fillon punën. Por, nëse i emërojmë këta 8 prokurorë në SPAK, atëherë i bie që çdo prokuror do të ketë mbingarkesa shumë të madhe. Shumë shpejt do të kolaudojmë në krijimin e SPAK. Procesi i krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë i gjatë”.

Top Channel