Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, deklaroi se sapo ka mbërritur nga Berlini ku ka marrë informacione të sigurta mbi dyshimet që ekzistojnë mbi Komisionin Evropian.

Sipas Bashës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dyshimet se raportet që përgatiten nga KE zbukurohen dhe nuk pasqyrojnë realitetin në vendet që synojnë anëtarësimin.

“Mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare për raportet e Komisionit Evropian për zgjerimin. Këto raporte konsiderohen të zbukuruara dhe që nuk pasqyrojnë realitetin. Këtë tha edhe Holanda”, u shpreh Basha.

  Negociatat/ Basha: “Po”-në gjermane me kushte e arritëm ne; donim rezultat ndryshe nga ky i sotmi

Top Channel