Ministri i Mbrojtjes turk, Hulusi Akar priti Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert Charles O’Brien dhe delegacionin e tij shoqërues në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Pas takimit, Ministri Akar iu përgjigj pyetjeve të një gazetari në lidhje me bisedimet me situatën e fundit në Siri dhe çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Akar, i cili theksoi në takim se ata përçuan edhe njëherë të gjitha mendimet dhe kërkesat e Turqisë, u shpreh se:

“Operacioni ynë i Pranverës së Paqes vazhdon në përputhje me vlerat tona kombëtare, shpirtërore dhe profesionale. Vëmendje dhe ndjeshmëri e madhe po tregohet që të mos dëmtohen civilët dhe njerëzit e pafajshëm, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre fetare dhe etnike, dhe të mos dëmtohen strukturat historike, kulturore, fetare, lehtësirat e infrastrukturës dhe mjedisi, si dhe elementët miqësorë, aleatë të vendit që mund të jenë të pranishëm në zonë.
Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe jo vetëm sigurisë së vendit tonë dhe kombit tonë, por edhe sigurisë së grupeve të tjera fetare dhe etnike si kurdët, arabët, asirianët, të krishterët, aramistët, jazidët dhe kaldeasit që jetojnë në rajon.

Situata në ndryshim dhe zhvillim të shpejtë në rajon sjell me vete disa probleme. Ne marrim informacione se organizata terroriste, pasi të përdorë armët kimike vetë, do ta hedhë fajin mbi Forcat tona të Armatosura dhe do të përpiqet të krijojë perceptim. Është një fakt i njohur nga të gjithë se nuk ka asnjë armë kimike në inventarin e TAF. Ekzistojnë gjithashtu informacione që, përmes sulmeve masive që do të kryejë kundër civilëve, organizata terroriste do të përpiqet të krijojë një perceptim se kërcënimi DAESH vazhdon në rajon. ”

Në pyetjen e vlerësimit të Operacionit Pranvera e Paqes, Ministri Akar tha: “Në shtyp, ne shohim shumë lajme dhe imazhe jo reale që fillojnë nga një aeroplan i rrëzuar deri në një shpërthim që ndodhi në një vend tjetër, por që tregohet sikur të ketë ndodhur në rajon. Ata përpiqen të hedhin një hije mbi ndjeshmërinë dhe suksesin e Forcave tona të Armatosura në terren me këtë lloj lajmi të rremë. Edhe një herë them se këto nuk do të funksionojnë më ”.

Top Channel