Matteo Politano, ja përse nuk luaj që nga minuta e parë

18/10/2019 22:22

Matteo Politano është një ish i Sassuolos, ekip që zikaltërit do të luajnë të djelën në “Mapei Stadium”. Italiani pritet ta nisë këtë sfidë që nga minuta e parë. Ai gjithashtu ka thënë dhe arsyet e aktivizimit të pakët të tij.

“Rezultatet janë në anën tonë duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Në krahasim me vitin e kaluar, kur isha gjithmonë titullar, tani luaj më pak nga minuta e parë. Sistemi i ri i nxjerr më pak në pah karakteristikat e mia, por duhet të jem gati kur trajneri të më thërrasë”.

Conte-“I bën të gjithë të ndihen të rëndësishëm dhe në të njejtin nivel, varet nga ne nëse luajmë. Kam një marrëdhënie të bukur me të, është i drejtëpërdrejtë dhe t’i thotë gjërat siç janë”.

Dëmtimi i Sanchez-it? Të vjen keq kur humb një shok skuadre të rëndësishëm për muaj, mund të ndikojë shumë në ecurinë tonë. Megjithatë, kemi lojtarë të moshave që janë shumë të mirë.

Top Channel