Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash që do të shtohen në pjesën e dytë të ditës ku në zonat juglindore mund të sjellë shira lokalë.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 18ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi të ulët.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 25ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
2/5

Top Channel