Një person është arrestuar në Fier pasi ka dhunuar motrën e tij në mënyrë sistematike.

54-vjeçari ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes.

Njoftimi:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

  • B.M., 54 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”

Top Channel