Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka theksuar se e ka këshilluar kryeministrin Zoran Zaev të mos dorëhiqet, pavarësisht se vendi nuk arriti dot të marrte një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“I thashë kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtrojë dorëheqjen”, ka deklaruar mbrëmë pas takimit të liderëve evropian në Bruksel, kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Ai tha se mbi këtë temë ka folur gjatë me Zaevin.

“Kisha një bisedë të gjatë me te dhe i thashë që të mos parashtroj dorëheqjen”, tha Borisov.

Top Channel