Policia e Shkodrës ka njoftuar se një 18-vjeçar është arrestuar pasi i është gjetur Cannabis Sativa në xhepin e bluzës.

Sipas policisë ky arrestim erdhi si pasojë e një pune të mirë organizuar.

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Në kuadër të goditjes kundër paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 18 vjeçar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët të D. V. P. Shkodër, pas një pune të mirë organizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 18 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur rruga e Koplikëve, lagje Daniel Matlija, gjatë kontrollit të ushtruar në xhepin e bluzës i është gjetur një qese plastike ku brenda saj kishte katër qese të vogla lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

Top Channel