Armëpushim 3 ditor në Siri/ Erdogan merr vendimin pas takimit me zv-presidentin e SHBA-së

18/10/2019 06:52

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka njoftuar një armëpushim tre ditor në Sirinë veri-lindore, ku Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër luftëtarëve kurdë.

Vendimi, i marrë pas një takimi mes Pence dhe presidentit turk Recep Tayip Erdogan, do t’i lejojë kurdët të tërhiqen drejt zonave më të sigurta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin evakuimin. “Të reja të mëdha nga Turqia. Faleminderit Erdogan”, shkroi në twitter Trump.

Top Channel