Afganistan/ Shpërthim në xhami, dhjetëra të vrarë gjatë lutjes të së Premtes

18/10/2019 17:53

Ta paktën 62 persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim i ndodhur në xhami, në Afganistan, gjatë lutjes së të premtes, përcjell CNN.

Një zëdhënës i kësaj province ka bërë me dije se 36 persona të tjerë janë plagosur në këtë shpërthim, afër kufirit me Pakistanin.

Dhuna në vend është rritur përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Kombet e Bashkuara thanë në një raport të enjten se dhuna afgane kundër civilëve kishte arritur në “nivele ekstreme” në tremujorin e tretë të vitit 2019, duke reflektuar një rritje të konfliktit midis mbështetësve të partive politike rivale.

Zgjedhjet u shënuan nga pjesëmarrja e ulët, mes kërcënimeve nga talebanët se do të synonte vendvotimet.

Rezultatet e zgjedhjeve priten në ditët në vijim, me një raund të dytë të mundshëm të planifikuar për 23 nëntor.

E.SH

FOTO GALERI
1/2

Top Channel