​Ronaldinho: Vinicius do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë

17/10/2019 21:33

Legjenda braziliane Ronaldinho, nuk ka dyshim në potencialin e sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior.

Vinicius ka qenë i lënduar, por sapo është rikthyer arriti të shënojë një super gol, transmeton KosovaPress.

Ronaldinho beson që braziliani në të ardhmen do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë.“Është në një ndër klubet më të mira në botë.

Në të ardhmen do të bëhet ndër më të mirët. Është e rëndësishme për çdo skuadër të kesh një sulmues që është i mirë në sulm”, deklaroi ai.

Reali është i pamposhtur në La Liga dhe ndeshjen e radhës është mysafirë i Mallorcas.

Top Channel