Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar në Ankara nënpresidentin amerikan, Mike Pence. Erdoğan e ka pritur nënpresidentin e SHBA-ve në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Sipas ‘AA’, gjatë takimit pritet të diskutohet rreth operacionit turk “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet në veri të Sirisë për të pastruar elementet terroriste nga rajoni.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Top Channel