Lulzim Basha i ka kërkuar juristëve dhe ekspertëve zgjedhorë të Partisë Demokratike të hedhin në letër zgjidhje konkrete për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi, sqaron detaje nga grupi punës i cili bazohet tek platforma e 2017-ës, për të përcaktuar prioritet kryesore.

“Prioritete si financimi i partive politike, çështja e votimit elektronik mbetet çështje e rëndësishme. Do të diskutojmë çështje të tjera të rëndësishme siç është reforma zgjedhore, administrata zgjedhore, votimi i emigrantëve apo problematike të tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje konkrete të detajuara”, shprehet Bylykbashi.

Mazhoranca refuzon mekanizmin jashtëparlamentar që propozojnë demorkatëy, të cilët  zgjidhjen e krizës e shohin tek ky format.

“Mekanizimi parlamentar do të çojë drejt një dakordësie për zgjidhje specifike dhe më pas aprovimin nga Parlamenti, pa ndryshim, të asaj që dakordësohet në këtë mekanizëm që do prodhojë konsensusin politik”, shprehet Bylykbashi.

Paralelisht me punën që po zhvillohet në selinë blu, në Kryesinë e Kuvendit po punon një grup tjetër. Ata janë ekspertet e  Komisionit të Reformës Zgjedhore, që po punojnë për përkthimin e amendamenteve te OSBE-OHDIR  në amendamente ligjore.

Elda Menga

Top Channel