Manipulimet e komisionarëve të partive politike gjatë raportimit të votave në formularë e rezultateve, kanë bërë që KQZ-ja të merr vendim që 530 vendvotime t’i nënshtrohen rinumërimit.

Problemet me material zgjedhor, mospërputhja e numrit të fletëvotimeve me atë të rezultateve, numër më i madh votash për kandidatë se sa për vetë subjektin të cilit i takonin, janë disa nga parregulluesit që e kanë përcjell procesin e numërimit në këto vendvotime.

Pas miratimit të kërkesës, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë të jenë prezente në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim.

Përveç 530 vendvotimeve, ditë më parë KQZ-ja mori vendim për rinumërimin të 314 vendvotimeve të tjera.

Me qëllim të rritjes së transparencës është duke u bërë edhe publikimi i formularëve me rezultatet të partive dhe kandidatëve për deputet.

Alberta Hashani

Top Channel