Për banorët që jetojnë afër lokaleve ku zhurma është tej normave të lejuara, nuk ka qetësi.

Ky biznes, i cili funksionon 24 orë në rrugën Xhanfize Keko, në zonën e Oxhakut, edhe pse është pajisur me leje mjedisore ai ka tejkaluar normat e zhurmës. Muzika sidomos gjatë orarit të mbrëmjes është e padurueshme për banorët e zonës dhe pallatit që shihni pas meje”.

“Është shumë shqetësuese. Policia është lajmëruar shumë herë, po asgjë. Vijnë qëndron pak fikur dhe fillon pas dy ditësh e njëjta situatë. Një çmenduri. Nuk fle dot, muzika deri në orën 3-4… e dëgjohet 500 metra më tutje. Duhet të kufizohet akustika, pas orës 10 të mos lejohet… ka njerëz të sëmurë, fëmijë”, shprehen banorët.

Normativat sipas legjislacionit evropian janë 50 deri në 55 decibel, por Tirana është shumë larg kësaj vlere. Nga monitorimet e realizuara rezulton se që prej 11 vitesh shqiptarët jetojnë me zhurma mbi 20 decibel nga norma. E nga ana tjetër, ligji për ‘leje mjedisore’ parashikon raste të rishikimit të saj nëse konstatohen shkelje. Por pavarësisht ankesave të banorëve, Ministria e Mjedisit nuk ka marr masa.

 

Top Channel