“Lakuriqi i natës” i Strauss/ Opereta shfaqet në teatrin e Fierit

17/10/2019 13:32

Skena e teatrit “Bylis” në Fier u bë mikpritësja e radhës për operetën “Lakuriqi i natës” të kompozitorit Johann Strauss. Artistët profesionistë të teatrit kombëtar të operas dhe baletit interpretuan me mjeshtëri veprën e një prej kolosëve të muzikës botërore.

Orkestra simfonike në drejtimin e dirigjentes Deniola Kuraja, dhe interpretimi i solistëve Eva Golemi, Armando Kllogjeri dhe Vikena Kamenica për rreth 3 orë me radhë dhuruan shumë emocione për artëdashësit fierak.

Në operetën me 3 akte, një rol të rëndësishëm luajti trupa e baletit me solist balerinin Gerti Vaso. Artëdashësit fierak do të kenë mundësinë të ndjekin për dy netë rresht operetën e Strauss-it “Lakuriqi i natës “.

Top Channel