Kur filozofja gjermano-hebreje, Hannah Arendt shkoi në Jeruzalem për të mbuluar gjyqin ndaj Adolf Eichmann, ajo reflektoi se krimineli që i kishte shpëtuar burgut për vite dhe kish dalë para një gjykate për krime kundër njerëzimit, nuk ishte një monstër.

Ai ishte absolutisht një person normal, i bindur se kish bërë vetëm punën e tij – tha ajo.

50 vite më pas, dhe përballë 5230 akuzave në hamburg, ish roja e kampit nazist të përqendrimit, Bruno Dey, nuk duket se dallon nga Eixhmann.

Dey, tani 93 vjeç, ishte 17 kur iu bashkua trupave të hitlerit. Ai u dërgua në kampin e përqendrimit Stutthof, në poloninë e sotme. Atje, ai pa që dhjetëra e mijëra njerëz, kryesisht hebrenj, vdiqën nga uria, puna e detyruar, sëmundjet dhe në dhomat e gazit. Më pas, ai u bë roja e kampit dhe ka asistuar sipas prokurorëve në vrasjen e shumë të burgosurve hebrenj.

Akuzat se ka ndihmuar në vrasjen e mbi 5 mijë personave, nuk përfshijnë mijëra të burgosurit që humbën jetën si pasojë e epidemisë së tifos pasi iu mohua ushqimi, uji dhe ilaçet, por edhe 200 të vrarët në dhomat e gazit dhe 30 të ekzekutuarit. Sidoqoftë, 74 vite pas këtyre ngjarjeve, Dey thotë se nuk beson se është fajtor se ka ndihmuar në vrasje.

“E dija se ata njerëz nuk kishin kryer krime por ishin atje vetëm sepse ishin hebrenj. Ata kishin të drejtë të jetonin si çdo qenie tjetër njerëzore. Por çfarë dobie do të kishte po ta kisha lënë unë vendin e punës. Dikush tjetër do ta zinte atë”, thotë ai.

Top Channel