Seanca e sotme e parlamentit ka nisur me debate mes kreut të Konservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Grazmoz Ruçi.

Gjuzi i është drejtuar Ruçit, duke i thënë se nuk ka të drejtë ta ndalojë të bëjë replika, dhe iu referua seancave të kaluara parlamentare.

“Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores të sapo miratuar dhe nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem me i nderuar, të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetar Kuvendi. Kurrësesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. Mos duhet ndonjë mocion mosbesimi? E mban vendin me dhunë. Kushdo që të jetë nëse kemi replikë duhet të na lësh. Kujdes zoti kryetar”, tha Gjuzi.

Ndërkohë, Ruçi reagoi menjëherë dhe nuk hezitoi t’i bënte vërejtje Gjuzit edhe për veshjen, i cili ishte veshur sportiv, me xhinse.

“Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit”, ia ktheu Ruçi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel