Gjigantët e Evropës e kërkojnë, Cavani merr vendimin për të ardhmen

17/10/2019 18:24

Qendër sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, është një emër i lakmueshëm i disa prej ekipeve elitare të futbollit botëror.

Manchester United dhe Juventus janë prej kohësh në kërkim të një qendër sulmuesi dhe emri i uruguajanit qëndron në krye të listës së dëshirave të të dyja klubeve.

Duke qenë që lojtari është në përfundim kontrate me parizienët, klubet e interesuara për të menduan se mund ta rrëmbenin me parametra zero. Por sulmuesi ende shpreson për një qëndrim te PSG dhe të mbetet një nga protagonistët e tranjerit Thomas Tuchel.

E vetmja arsye për mos rinovimin e kontratës nga ana e PSG-së, është paga e lartë që lojtari përfiton aktualisht, duke parë dhe moshën e tij 32-vjeçare, rinovimi i kontratës duket larg në horizont.

Top Channel