Ekipi gjerman ofron 30 milionë euro për “dështimin” e Interit

17/10/2019 20:15

Erdhi me shumë bujë nga ekipi brazilian i Santosit, në verën e vitit 2016, por nuk dha rezultatet e pritura tek ekipi italian i Interit.

Bëhet fjalë për Gabigol, i cili konsiderohej përpara disa viteve si një nga talentet më të mirë brazilianë dhe tani ka rënë në radarët e Schalke 04.

Aktualisht lojtari është huazuar tek ekipi i Santosit, klub te i cili nisi dhe karrierën futbollistike.

Ai ka impresionuar këtë sezon duke shënuar 19 gola në po aq ndeshje.

Sport Mediaset pretendon që ekipi gjerman i Schalke 04, është interesuar për shërbimet e lojtarit duke bërë kështu një tentativë për të.

Mendohet që tentativa do të zhvillohet në bazën e 30 milionë eurove, duke parë rendimentin e lojtarit vitet e fundit, arritja e një marrëveshjeje mund të konsiderohet si një biznes i mirë në favor të ekipit zikaltër.

Top Channel