Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, ku një 60 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me mjetin e tij, tip zetor.

Akoma nuk dihen rrethanat që çuan në këtë aksident.

Njoftimi i policisë:

Berat

Informacion paraprak

Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale.

Top Channel