Banksy del online/ Shet veprat e çuditshme në internet

17/10/2019 13:43

Bluza, ora muri, e deri dhe një gur varri: artisti i famshëm dhe misterioz i rrugës, Banksy provokoi me një ide origjinale.

Një dyqan online ku vepra të tij ikonë të shiten në forma të ndryshme për 10 paundë copa, në një kohë kur një murale e Banksy-t mund të arrijë në miliona euro.

Faqja do të quhet “Gross Domestic Product“. Pas një beteje ligjore, artisti u detyrua të hapte një dyqan fizik në Croydon, në jug të Londrës, në të kundërt do të humbiste të drejtën e veprave të tij. Dyqani u hap, por aty nuk hynte dot njeri, duhet të mjaftohej vetëm me një shikim nga vitrina. Tani, adhurues e koleksionistë do të kenë mundësinë të shtien në dorë krijime të Banksy-t edhe pa lëvizur nga shtëpia.

Hapja e faqes online përkon me mbylljen e dyqanit. Në internet do të ofrohen bluza të personalizuara, canta, ora e madje edhe një gur varri etj. Bëhet fjalë për objekte unike dhe për vepra arti.

Por është menduar gjithashtu që të mos i hapet dera oportunistëve duke lënë mënjanë fansat e vërtetë, ndaj do të ketë një përzgjedhje të kërkesave. Klientëve potencialë do tiu kërkohet të zgjedhin objektin e dëshiruar, të vendosin paskësaj të dhënat personale, e në fund, t`I përgjigjen edhe një pyetjeje.

Top Channel