Tre xhudistë kërkojnë medalje në botërorin e juniorëve Marrakech 2019

16/10/2019 14:55

Tre xhudistët tanë: Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg), do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve, që ka filluar sot në Marrakech të Marokut.

Flaka dhe Laura garojnë nesër (e enjte), ndërsa Shpati të shtunën. Flaka dhe Laura vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në evropianin e juniorëve.

Top Channel