Pensionistët shqiptarë këtë vit me gjasa nuk do të marrin shpërblim nga qeveria për shkak se situata financiare e buxhetit të shtetit nuk është e mirë.

Të ardhurat këtë vit janë rreth 60 milionë euro më pak se plani.

“E dëgjuam lajmin mbrëmë, po pensionet tona janë hime e krunde. Ne nuk do bëjmë luftë me qeverinë. Qeveritarët të ulin rrogat e tyre që i kanë nga 4-5 milionë dhe të mos na e heqin neve atë 50 mijë lekësh të vjetra”, thotë një zotëri.

“Po ja gjelin e detit e blejmë ne në fundviti, tani do shtrëngohemi me pensionin tonë prej 100 mijë lekësh dhe do blejmë një pulë fushe”, shprehet një qytetar.

Juli Ristani

Top Channel