Komisari për zgjerim, Johanes Han në konferencën e sotme në Bruksel ka theksuar se Maqedonia ka kaluar një rrugë të gjatë drejt integrimeve.

Ai ka potencuar se qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë dhe nuk duhet ta braktisin shtetin në kërkim të një jete më të mirë, prandaj negociata të hapen tani.“Ne si evropianë duhet t’i kemi në konsideratë këto përpjekje.

Bëhet fjalë për sinjal të qartë për përpjekje për perspektivat e vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo pritet pas gjitha masave të ndërmarra nga të dy vendet. Ka shumë fjalime se Evropa duhet të ketë rol në nivel botëror, por nëse këtë nuk mund ta bëjmë në oborrin tonë do të humbim kredibilitetin ta bëjmë këtë jashtë. Mund të kërkoj nga liderët tanë të japin dritë jeshile tani”, tha Han./Alsat/

Top Channel