Një 45-vjeçar, banues në Kavajë ra në pranga fill pasi iu gjetën 125 gram heroinë.

Shtetasi L.M., po qarkullonte me biçikletë  në çastet kur është ndaluar dhe i është kryer kontrolli nga forcat policore.

Në vijim është ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel