Një 60-vjeçar, banues në Shkopet të Kurbinit ka rënë në pranga për shkak se fshihte një armë zjarri në banesën e tij.

Ishin qytetarët ata të cilët denoncuan M.N-në, ku gjatë kontrollit në banesën e  këtij të fundit u gjetën edhe 15 fishekë, krahas armës pistoletë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Armëmbajtje pa leje”.

Top Channel