30 vite pas rënies së komunizmit, pak kush në bllokun e ish-lindor të Evropës ndjen keqardhje për ndryshimet monumentale politike, sociale dhe ekonomike që kjo rënie solli, por në të njëjtën kohë, të paktë janë ata që janë të kënaqur me sistemin aktual dhe shumëkush shqetësohet për të ardhmen.

Një vëzhgim i qendrës së kërkimeve Pew, në 17 vende, mes të cilave 14 vende anëtare të BE, ka zbuluar se ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve në Evropën qendrore dhe lindore normalisht përqafojnë demokracinë dhe ekonominë e tregut, mbështetja, nuk është uniformisht e fortë.

85 për qind e të anketuarve miratonin ndryshimet në Poloni, Gjermaninë lindore dhe Republikën Çeke, por më pak se 55 për qind kishin të njëjtin qëndrim në Bullgari, Ukrainë dhe Rusi.

Kjo, pasqyron gjerësisht perceptimet e ndryshme se si vende individuale kanë prosperuar që nga ngjarjet e viteve 89-91, kur një valë optimizmi mbërtheu Evropën ndërkohë që muret dhe regjimet binin, duke lindur shoqëri dhe tregje të hapura.

Pjesa më e madhe e polakëve, çekëve dhe lituanezëve dhe më shumë se 40 për qind e hungarezëve dhe sllovakëve, thonë se ata ndjejnë se pjesa më e madhe e njerëzve në vendet e tyre jetojnë më mirë se 30 vite më parë.

Në Rusi, Ukrainë dhe Bullgari, më shumë se gjysma mendojnë se gjërat janë përkeqësuar. Të pyetur se si e shikonin avancimin e vendeve të tyre, evropiano lindorët ishin më pozitivë për edukimin, standartet e jetesës dhe krenarinë kombëtare.

Ishin më pak të kënaqur në anën tjetër me sundimin e ligjit, vlerat familjare dhe një shumicë prej 53 përqindësh thanë se kujdesi shëndetsor ishte përkeqësuar në erën post-komuniste.

Por pesimizmi më i madh, në të gjitha vendet ish komuniste pjesë e anketës, ishte për sa i takon funksionimit të sistemit politik dhe çështjeve specifike ekonomike, si vendet e punës dhe pabarazia.

Top Channel