Top Story/ Si u largua nga detyra e policisë pas zgjedhjeve në Dibër Arben Keshi

15/10/2019 21:39

Kandidati socialist Muharrem Rama fitoi me mbi 4 mijë vota diferencë. Këtu fijet e përgjimit kishin arritur edhe në telefonatat mes pjesëtarëve të shtabit, deputetëve dhe ministrave. Entuziazmi është i lartë. Tashmë, arkitektët e fushatës prisnin gradimin në karrierë.

“Unë jam larguar në 2011 nga polciia dhe profesioni im ky është, pozicioni I policisë së shtetit dhe kërkoja pas 2013 të rikthehem, kam bërë kërkesa e nuk jam rikthyer, kjo ka qenë konteksti, të rikthehem se ky është profesioni im e këtë di të bëj”, tregon Arben Keshi, ish kordinator i PS Maqellarë.

Në fakt, Keshi u rikthye në polici pas zgjedhjeve,duke lënë detyrën e drejtorit të qendrës së viktimave të trafikimit.

“Sot jam pa punë, jam larguar vetë para dy muajsh nga policia e shtetit. Arsye personale, familjare por edhe një ngarkesë e madhe nga këto pjesa e përgjimeve dhe vendosja në qendër të mediave për diçka që nuk është e vërtetë”, tregon Arben Keshi, ish kordinator i PS Maqellarë.

Gjithashtu, është e vërtetë se Arben Keshi është thirrur në shtator të vitit 2018 nga prokuroria e krimeve të rënda, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, por jo si person nën hetim.

“Nuk jam njohur me materialet, apo disqet, përgjimet që mund të jap sqarim të plotë që është e saktë biseda ime apo janë marrë biseda të ndryshme e janë vendosur në kontekst tjetër në një bisedë tjetër”, tregon Arben Keshi, ish kordinator i PS Maqellarë.

Top Channel