Adivije Hasa ishte vetëm 4 vjeçe kur humbi shikimin ndërsa jeta e saj do të pasohej mes dëshirash dhe pamundësish të mëdha.

Vit pas viti Adivija, tashmë punonjëse sociale do të kuptonte se errësira e syve ishte drita e shpirtit, dritë në të cilën ajo do të gjente vullnetin të shkollohej dhe të punësohej. Por jo të gjithë kanë forcën e saj ndaj dhe Adivija nuk nguron të përcjellë mesazhe kurajoje për të gjithë ata që ndodhen në të tilla kushte.

Por shoqëria jo gjithmonë është e drejtë dhe Adivija, ashtu si shumë të tjerë në kushtet e saj, i është dashur të përballet me paragjykime. Në Ditën e Shkopit të Bardhë ajo merr pjesë në aktivitet për t’i dhënë “jo” paragjykimeve.

Personat me aftësi të kufizuar në shikim vazhdojnë të përballen me pamundësi të infrastrukturë e po ashtu në institucione. Mundësia e punësimit është e vogël dhe pjesa më e madhe e tyre jeton në izolim.

 

 

Top Channel