Fotografi ilustruese

Mbrëmjen e djeshme, në autostradën Durrës-Tiranë një automjet i vjedhur ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

sNgjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku mjeti i braktisur në anë të rrugës ishte i shpallur në kërkim, pasi i ishte vjedhur pronarit P.Z, banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan  në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel