Sherri midis disa personave në burgun e Rrogozhinës ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre, i identifikuar si Bajram Myftari.

Sherri ka nisur rreth orës 18:30, në palestrën e burgut, gjatë momentit që të dënuarit ishin në kohën e ajrimin.

Endrit Doga dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka goditur Myftarin. Gardianët dhe të dënuar të tjerë kanë ndërhyrë për të ndalur sherrin.

I plagosuri Myftari është transportuar më pas në spitalin e traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel