Një alarm i rremë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku gjyqtari Markelian Kuqo u kërcënua se i ishte vendosur një bombë në makinë e tij.

Pas kontrollit të organeve policore rezultoi se në makinë nuk ndodhej asgjë.

Në një reagim të tijin gjyqtari Markelian Kuqo shprehet se është tepër i qetë rreth kësaj ngjarje.

Ai shprehet gjithashtu se telefonata ka ardhur nga një grusht kriminel i atdheut të tij dhe nuk ka nevojë për mbrojtje nga shteti.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit.

Top Channel