Garat me makina në kategorinë Nascar në SHBA dhurojnë në thuajse çdo ndalesë të tyre, emocione dhe aksidente spektakolare, dhe nuk këto munguan as këtë javë në cirkuitin e Taladega.

Në autodromin e Alabamës pati shumë përplasje dhe goditje të palejuara, por mbi të gjithë spikati fluturimi i makinës së Brendan Gahan në xhiron e 162.

Piloti humbi kontrollin e makinës ndërsa ishte me shpejtë si të lartë dhe pasi u përplas edhe me makinën e Kalj Bush, fluturoi në ajër. Fatmirësisht Brendan Gahan nuk vuajti pasoja të rënda për shëndetin përveç disa hematomave ndërsa gara u pasurua me të tjera detaje pikante.

Pas daljes jashtë të pretendentit për shkak të dëmtimit të mjeti, sfida u përqendrua mes Blejnio dhe Rajan Njuman që shkëmbyen disa herë pozicionet. në fund ishte Blejni që preu finishin i pari për vetëm 7 të mijëtat më pak sesa rivali i tij ndërsa në total vetëm 19 makina arritën të përfundonin garën.

Top Channel