Mbrëmjen e djeshme, në lagjen numër 3 të Korçës, një çift të moshuarish u grabitën në banesën e tyre nga nga dy persona të armatosur.

Ngjarja ndodhi diku rreth orës 21:45.

I moshuari Foni Rapo rrëfeu për korrespondenten e Top Channel- it, Dhorjela Cule, detaje nga momentet e tmerrit.

Rapo tregoi se ishin duke ngrënë bukë në momentin kur dy persona me maskë, armë dhe thikë u futën brenda, befasisht.

“Arritën të hynin nga dera e banesës ngjitur. Na kërcënuan, na goditën dhe na morën pensionin  e kursimet. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë.”

Më tej, Rapo shtoi:

“Bërtisnin gjatë gjithë kohës: Lekë, lekë. Thanë që kemi ardhur nga Elbasani, ndoshta për të humbur gjurmët.”
  E rëndë, nën kërcënimin e armës vidhet çifti i të moshuarve

Top Channel