Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka dënuar publikisht veprimin e zv/ministrit Asim Musa, duke shtuar se kjo nuk është mënyra e duhur për të funksionuar. Ai ka thënë se institucionet në këtë rast duhet të veprojnë pa dallim funksionin dhe për kë bëhet fjalë.

“Për veprime të tilla ka sanksione për veprime të tilla. Ne po tentojmë me të gjitha masat tona të stimulojmë mjekët, me rritje rroga, dhe me këtë tendencë dhe politik do të vazhdojmë në të ardhmen. Çdo institucion ka ingerencat në kuadër në të cila funksionon dhe në këtë kuptim ata duhet të ndërmarrin gjithçka që është në kompetencën përkatëse”, ka thënë FIlipçe.

Top Channel