Me pyje dhe lëvizje elektrike, ja si do të jenë qytetet në të ardhmen

15/10/2019 07:23

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë të zhytyra në gjelbërim, e mallrat do të dorëzohen me dronë. Ky është vizioni optimist të cilit do të duhet t`i përshtaten metropolet e nga sa thuhet, qyteti i parë i këtij lloji është gati në Meksikë.

E rrethuar nga gjelbërimi, zona prej rreth 560 hektarësh, e ndodhur jo shumë larg Kankun-it, ka formën e një rripi. Ishte menduar fillimisht që aty të ndërtohej qendra më e madhe tregtare në Amerikën Latine.

Por kur panë zonën, ariktektet menduan ta kthenin në një qytet-pyll. “Kjo nuk do të thotë të kthehemi në të kaluarën sepse vajtojmë një gjendje para-moderne. Përkundrazi, ne e menduam qytetin si një pyll dhe pemët si një fakt urban, e kjo nuk është gjë tjetër vecse një ndërthurje e përsosur mes tyre,` `shprehen ata.

Frymëzimi për të ashtquajturin “Smart Forest City“ vjen nga qytetërizimi misterioz i Majave, ndonëse padyshim materializimi i idesë për të marrë formën e një qyteti inteligjent, apo e qytetit të së ardhmes, ka qenë një rrugëtim i gjatë. Deri më tani ky ka qenë gjithmonë një koncept, i aplikuar kryesisht për një model banimi e kurrë për një qytet të tërë.

Masterplani është në gjendjen e tij përfundimtare, kështu që qyteti i së ardhmes është përvijuar dhe është gati të ndërtohet. Projekti do të nisë në vitin 2020 për tu përfunduar sipas gjasave në 2026-tën.

Top Channel