Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte viziton sot Tiranën, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Mësohet se Conte të parin do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Ky takim është parashikuar që të mbahet në orën 15:30.

Një tjetër takim i rëndësishëm në axhendën e kryeministrit italian është edhe ai me presidentin Ilir Meta, që do të mbahet në orën 17:30.

Top Channel