Rudina Hajdari me një postim të sajin në “Facebook” poston shkresën e firmosur nga Fatjona Dhimtri, të cilës sipas Hajdarit i është ushtruar presion nga Korab Lita dhe “gangsterat e tij”.

Hajdari shkruan se pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i dërgohen Prokurorisë për shqyrtim.

“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, ka shkruar Rudina Hajdari.

Top Channel