Futboll dhe politikë, e djathta spanjolle kundër ‘Pep’

15/10/2019 18:07

Mini-mitingu virtual i trajnerit të njohur Pep Guardiola në platformën kontroverse “Tsunami Democratic” nuk kaloi pa u vënë re, aq sa mbi teknikun aktual të Manchester Siti kanë vërshuar sulme verbale dhe akuza sidomos nga e djathta spanjolle.

Guardiola ka kontestuar fuqimisht dënimin e 12 drejtuesve katalanas që iniciuan referendumin për pavarësinë e Katalonjës, dhe për shkëputjen nag Spanja, dhe fjalët e tij ishin të ashpra.

Por po kaq direkte ishin edhe pozicionet e politikanëve spanjollë që nuk kanë pranuar e me gjasë nuk do të pranojnë kurrë, shkëputjen e një pjese të territorit iberik.

Pep Guardiola nuk e ka fshehur asnjëherë publikisht mbështetjen për pavarësinë e Katalonjës, madje shpesh në publik shihet me fjongon e verdhë tradicionale të separatistëve në qytetin e origjinës.

Në një miks eksploziv mes futbollit dhe politikës, kjo reflektohet edhe në sportin më popullor të planetit. Skuadra e Barcelonës vendosi anulimin e hapjes së disa dyqaneve të reja dhe festën për 40 vjetorin e krijimit të Akademisë.

Ndërkohë bëhet gjithmonë e më shumë e sigurt, prezenca e skuadrës katalanase në derbin e Madridit ndaj Atletikos në nëntor, me fanelën e katërt si Seniera, flamuri simbol i pavarësisë.

Top Channel