Ekskluzive Top Story/ U identifikua si biznesmeni që blinte vota për PS, flet për herë të parë Bekim Krashi

15/10/2019 21:46

Ky është Bekim Krashi, një tjetër person që konsiderohet nga opozita si aktor kyç në shitblerjen e votës. Ai sot është administrator i OSHE-së për zonën e Dibrës, detyrë që e ka mbajtur edhe në shtator të vitit 2016. Krashi, u përfol në media dhe nga opozita si biznesmeni që furnizon me para shtabin e PS për blerjen e votave.

“Ne kemi si familje thjesht një bzines tonin të vogël, nuk është biznes që mund të përballojë një fushatë e gjithë Dibra e di edhe se si e kemi ndërtuar”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

Krashi, është përgjuar në biseda me ministrin e asaj kohe Gjiknuri, për të cilat, ai shpjegon të vërtetën e tij. Në bisedë, kuptohet se ai është ndër kontaktet kryesore të minsitrit Gjiknuri në zonë.

“Ka qenë marrëdhenie mëse shoqërore, në kuptimin e marrëdhënieve fushatës, pyetjeve, interesimit, si do shkojnë punët, ishte gjithmonë pasi mbaronim zgjedhjet, atëorarin e punës zyrtar”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

“Është aluduar dhe nuk është vetëm aluduar por nga Bild është futur në kllapa edhe paratë, ska lidhje me paratë se logjika s’te çon që ministry do shkoj të merret me paratë…thjesht ajo nënkupton marrja me organizmin, transportin e nejrëzve”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

“Po të shikoni dhe ato deklarata dhe ato transkriptime të bëra me qëllime të ndyra që kanë transkriptuar, atje në kllapa thuhet para, a thua se do çoheshin kamiona me para në një fshat, çmendurira të tilla”, thotë Damian Gjiknuri, Ish – Kordinator i PS-së në Dibër

Tani, do të ndalemi tek disa biseda konkrete ku Krashi është përgjuar duke folur për shuma parash në këmbim të votës. Ne e kemi përballur atë me këto biseda të bëra publike, të cilat ai i komenton për herë të parë.

“Ato mund të jenë nxjerrë nga konteksti, frazat janë të shkëputura me fjalë të ndryshme, pa mbaruar fjalia tamam shkëputet fjalia dhe bëhet diçka”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

“Po ta shohësh dhe në fund të Bild është një shprehje shumë e bukur ik se përgjohemi. Unë ta di se jam në përgjim e të flas, më duket pa kuptim… Këto që ka xnjerrë Bild mund të jenë marrë nga biseda të ndryshme, nuk është se ka filluar e ka mabruar biseda por janë marrë nga biseda të ndryshme”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

Edhe pse është një ndër personat që del në dhjetëra telefonata, Krashi ende nuk është thirrur nga prokuroria e krimeve të rënda, apo prokurori i çështjes, për të dhënë sqarime.

“Jam gati të përballem dhe me ato që kanë dalë, dhe personat që sipas Bild që unë kam dhënë lekë, të paktën të mi japin ato disqet ti ballafaqojmë se sjam marrë fare në pyetje, ça ka dalë nga mediat”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

Në një rast tjetër, Krashi ndodhet me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe komunikojnë në telefon me shefin e komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga.

 “Kjo që ka qenë biseda e një komisar politik bëhet edhe mes shokësh, njihemi herët, plus nuk është që komisar politik ka dhënë ndonjë kontribut, ai ka bërë detyrën e vetë, për të  tjerat mund të përjgigjet ai”, tregon Bekim Krashi, ish kordinator i PS, Arras.

“Ka bërë detyrën e një zyrtari policie dhe unë nuk di të ketë bërë shkelje e ka dalë për fushatë apo të ketë përdorur uniformën për të tjetërsuar votën”, thotë Damian Gjiknuri, Ish – Kordinator i PS-së në Dibër

 

Top Channel