DAP (Drejtoria për të Ardhura Publike) paralajmëroi kallëzime penale kundër organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, “BMJ media grup” dhe kundër “Tomato produkcija” në hapësirat e të cilave është sistemuar televizioni.

Këta tre subjekte sipas autoriteteve tatimore, kanë bërë evazion prej rreth 20 milionë denarë, përkatësisht rreth 325.000 euro tatim dhe janë të lidhur me të akuzuarin e pare në “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13.

“Kemi gjetur fatura për qëndrime në hotele, avio-bileta për persona të cilët nuk janë të punësuar në “1TV”. Nga ana e DAP-it këto janë klasifikuar si të hyra personale për të cilat tatimi personal nuk është përllogaritur. Kemi edhe shumë fatura për blerje të dhuratave (orë dore dhe ngjashëm) për të cilat ne e kemi përllogaritur tatimin personal Në vitin 2018 është paguar dividend për Jasna Mandiq e cila nuk është pronare e “1TV” dhe kjo është kundërligjore. Ne e kemi përllogaritur tatimin personal edhe për atë”, thonë nga DAP.

Inspektorë të DAP-së që dje, drejtpërdrejt ia kanë dorëzuar procesverbalet Bojan Jovanovskit në paraburgim, nga kontrollet e zbatuara por ai ka refuzuar t’i pranojë dhe t’i nënshkruajë. Nga DAP kanë informuar që kjo konsiderohet si dërgesë e rregullt.

Top Channel