Britania ka vendosur të ndalojë eksportin e armëve në Turqi pas pushtimit “të pamenduar” që turqit bënë në Siri.

Ministri i Jashtëm anglez, Dominik Raab, e akuzoi Ankaranë se ka minuar betejën kundër ISIS-it.

Ai tha se nuk do të jepet asnjë leje për eksport materialesh që mund të përdoren në Turqi.

Kjo lëvizje është e ngjashme me atë të Francës, ditën e djeshme, ndërkohë që rriten shqetësimet për sjelljen agresive të Turqisë.

Ministri anglez tha se lëvizja e Turqisë është e gjitha në favor të Rusisë dhe të regjimit të Asadit, dhe rrezikon ta përkeqësojë krizën humanitare duke krijuar me miliona refugjatë të tjerë.

Top Channel