Presidenti Ilir Meta pas publikimit të Opinioni përfundimtar të Komisionit të Venecias, thotë se ai konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

“Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak”, thuhet në reagim.

“Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet më tej në reagimin e Metës.

Top Channel