Universiteti i Gjirokastrës e ka nisur vitin e ri akademik me një përqindje pak më të lartë regjistrimesh krahasuar me një vit më parë.

Në tre raundet e para të regjistrimit ky universitet ka më shumë se 500 studentë të regjistruar në tre programet e studimit. Sipas rektorit Bektash Mema, numër më të lartë regjistrimesh kanë programet e ekonomikut dhe infermierisë. Gjatë këtij viti, programet master kanë shënuar gjithashtu një shifër të lartë regjistrimesh me rreth 300 studentë.

Programet dy-vjeçare dhe masterat duket se janë shpëtimi i universitetit të Gjirokastrës për këtë vit akademik. Rreth 1500 studentë do të vijojnë studimet këtë vit në të gjitha programet e studimit pranë universitetit “Eqrem Çabej”.

Universiteti i Gjirokastrës, institucioni më i madh arsimor, shkencor e kulturor në jug të vendit është më i prekuri nga numri i ulët i regjistrimeve të studentëve në vit të parë, krahasuar me universitetet e tjera në vend pas rritjes së mesatares së mësuesisë.

 

Top Channel