Në 6 tetor, votuesit në Kosovë iu drejtuan qendrave të votimit për një palë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, parashikimin e të cilave edhe vetë analistët e panë si tejet të guximshëm e u mjaftuan me pohimet se kjo kishte për të qenë një garë mjaft më e ashpër se ato të zakonshmet.

Arsyeja përse kosovarët u thirrën në votime ishte dorëheqja e beftë e kryeministrit Ramush Haradinaj pas një ftese të tretë e po aq të papritur nga Haga, ku do të intervistohej si i dyshuar për krime lufte lufte.

Vendi e kapërceu shpejt trallisjen e lajmit që në momentin e parë i gozhdoi të gjithë, duke nisur nga krerët e institucioneve e partive politike, tek presidenti e në fund, dhe liderët e opozitës. Fokusi u kthye tek zgjedhjet, dhe ethet e fushatës nuk vonuan t’i përfshinin të gjithë…

 

Top Channel