Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar nga drejtimi i Grupit Parlamentar Demokrat. Nëpërmjet një reagimi të shkurtër, Hajdari sqaron se vijon të jetë në krye të këtij grupi dhe se ai po zgjerohet dhe po forcohet edhe më shumë.

“Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi të enjten”, thotë Hajdari.

Ishte deputeti Korab Lita, anëtar i këtij grupi, i cili njoftoi mesditën e sotme se kolegët e kishin zgjedhur kryetar, duke zëvendësuar Rudina Hajdarin.

  Çfarë po ndodh në Grupin Demokrat? Lajmërohet shkarkimi i Hajdarit

Top Channel