5000 studentë nisën sot vitin e ri akademik në universitetin Fan Noli në Korçë.

700 studentë ulen për herë të parë në auditorë. Nga 53 programe studimi në fakultetet e ndryshme të këtij universiteti, 4 programe nuk kanë plotësuar ende kuotat minimale të regjistrimeve.

Konkretisht 3 programet e mësuesisë në ciklin parashkollor, gjuhë letërsi dhe gjuhë frënge si edhe programi i hortikulturës në fakultetin bujqësor janë ato që ende nuk kanë plotësuar kuotat ndërsa shkak për këtë duket se ka qenë vendosja e notës mesatare.

Thuajse një vit më parë edhe studentët e universitetit të Korçës u bënë pjesë e valës së protestave që përfshinë gjithë universitetet e vendit por në fillim të këtij viti të ri akademik ata pohojnë se kërkesat e tyre mbeten ende të paplotësuara.

Përfaqësues të këshillit studentor të Korçës jashtë kameras pohuan se kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar. Madje ata ju referuan konkretisht kartës së studentit, por edhe disa kërkesave sa i takon pasurimit të bibliotekave apo përmirësimit të kushteve në auditore por edhe kritere të tjera që janë kërkuar prej tyre vazhdojnë të jenë të papërmbushura.

Top Channel